Qëllimi kryesor është interpretimi i kërkesave të një përdoruesi duke shtuar analizën e fytyrës në një version të ardhshëm të Siri ose të një sistemi tjetër.
Versionet e ardhshme të kamerës Siritek Apple përvec njohjes së zërit, do të analizojnë edhe reagimet e fytyrës dhe emocionet e përdoruesve.
Qëllimi kryesor është interpretimi i kërkesave të një përdoruesi duke shtuar analizën e fytyrës në një version të ardhshëm të Siri ose të një sistemi tjetër.
Gjithashtu qëllimi është të zvogëlohet numri i rasteve që një kërkesë e folur interpretohet dhe ta bëjë këtë duke u përpjekur të analizojë emocionet.
“Agjentët inteligjentë të softëerit mund të kryejnë veprime në emër të një përdoruesi. Veprimet mund të kryhen si përgjigje ndaj një hyrje të përdoruesit në gjuhë natyrale, siç është një fjali e thënë nga përdoruesi. Në disa rrethana, një veprim i ndërmarrë nga një agjent inteligjent i softëerit mund të mos përputhet me veprimin që përdoruesi kishte për qëllim.
Për shembull imazhi i fytyrës në futjen e videos … mund të analizohet për të përcaktuar nëse muskujt e veçantë ose grupet e muskujve janë aktivizuar duke identifikuar forma ose lëvizje”, ka thënë Apple.
Një pjesë e sistemit përfshin njohjen e fytyrës për të identifikuar përdoruesin dhe kështu të sigurojë veprime të personalizuara siç është marrja e emailit të atij personi ose luajtja e listave muzikore të tyre personale.
Siri do të mund të llogarisë kuptimin e shprehjes së fytyrës dhe do të veprojë përmes njohjes së fytyrës për të parë nëse përdoruesi është i kënaqur ose i mërzitur.
Sistemi funksionon duke marrë informacion audio apo imazhi.
Duke përdorur FACS, sistemi i Apple cakton rezultate për të përcaktuar saktësinë e reagimit dhe më pas Siri të reagojë ose të përgjigjet në përputhje me rrethanat.
Jerremy Holland është renditur gjithashtu si shpikësi i vetëm në një patente Apple të vitit 2014 për të bërë sinkronizimin e riprodhimit të videos në një pajisje mediatike.
Sidoqoftë, shpikësi Nicholas E. Apostoloff citohet në shumë patenta të tjera për punën e tij në analizimin dhe manipulimin e videos duke përdorur teknikat e mësimit të pajisjeve./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post