Shqipëria u godit sot nga një tërmet apokaliptik me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter, i paraprirë nga të tjerë tërmete dhe i shoqëruar me pasgoditje të fuqishme, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km nga qyteti i Durrësit.
Numri i viktimave ka shkuar në 22, ndërsa në spital janë paraqitur mbi 600 të lënduar për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas raportimeve më të fundit, dyshohet se ka ende shumë persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Sizmologët kanë deklaruar se deri më tani janë numëruar mbi 200 lëkundje të tokës në Shqipëri.
Ndërkohë, një muaj më parë një qytetar nga Fieri i quajtur Gani Gurguri, ka parashikuar në një emision televiziv se Shqipëria do të goditet nga një tërmet i fuqishëm në muajin nëntor.
Madje, Gurguri ka parashikuar me precizitet edhe datën se kur do të ndodhë tërmeti, vetëm ka gabuar për epiqendrën e tij.
Në një intervistë për “dritare.net” në datën 20 tetor, parashikuesi i pazakontë është shprehur se një tërmet i fuqishëm do të shkundë Shqipërinë në datat 25-27 nëntor.
Ai është i njohur gjerësisht në rrethin e tij por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë falë aftësisë së tij të veçantë për të parashikuar motin.
Gurguri ka treguar edhe parashikime që i kanë dalë të gjitha me saktësi.
Discussion about this post