Modeli Y u publikua në mars dhe prodhuesi amerikan njoftoi se SUV i dytë në gamën e Tesla-s do të prodhohet në fabrikën e Fremontit në Kaliforni.
Përgatitjet për prodhimin e modelit të ri në këtë fabrikë tashmë kanë filluar, dhe në Tesla presin që modeli Y të jetë më profitabil se Modeli 3, pasi që SUV-i i ri ndan shumë komponentë me Modelin 3, kështu që zhvillimi i saj dhe përgatitja për prodhim do të thjeshtohet dhe do të jenë më pak e kushtueshme.
Prodhuesi amerikan po ashtu beson se Modeli Y do të jetë më i kërkuar në tregun, i cili është vazhdimisht i uritur për modelet SUV.
Përveç në SHBA, Tesla Y do të prodhohet edhe në Kinë, në fabrikën e ardhshme në Shangai, por vetëm për tregun lokal.
SUV- i ri kompakt i Telsa-s do të gjendet në shitje kah fundi i vitit të ardhshëm, me një çmim fillestar prej 39.000 dollarësh.
Sidoqoftë, fillimisht do të jetë i qasshëm versioni me autonomi më të madhe se 480 kilometra me çmim prej 47.000 dollarësh.
Varianti më i lirë, autonomia e të cilit do të jetë 370 km, në sallonet e shitjes do të arrijë më 2021.
Versioni më i fuqishëm do të kushtojë 61.000 dollarë dhe do të përshpejtojë nga 0 deri në 100 km në orë për 3.5 sekonda.
Modeli Y me dy elektromotorë në të katër boshtet do të kushtojë 51.000 dollarë, version ky i cili do të jetë në treg duke filluar nga viti 2020.
Discussion about this post