Vera 2019 do të kujtohet se një nga më të nxehtat në histori, transmeton Mejdani.com
Këtë e tregojnë temperaturat rekord të arritura në Arktik, ku termometri ka regjistruar 23 gradë, 13 më shumë se temperaturat mesatare të stinës.
Vala e të nxehtit ka shkaktuar një shkrirje të papritur të akujve në Groenlandë. Në 24 orë janë derdhur në oqeane më shumë se dhjetë miliard tonelata ujë.
Përpara kësaj emergjence OKB lëshon alarmin: Nevojitet të reduktohet në mënyrë drastike emetimet e gazrave, përgjegjës për ndryshimet klimaterike’./Mejdani.com/
Discussion about this post