Një 37-vjeçar shqiptar i fshehur prej shtatë vitesh në Shqipëri u arrestua mëngjesin e të shtunës në tentativë për t’u futur në mënyrë të paligjshme në Greqi, shkruan “Protothema”.
37 vjecari shqiptar i shpallur në kërkim nga policia greke u arrestua nga oficerët e Gardës Kufitate në Krystalopigi. 37 vjecari, sipas policisë greke është autori i vrasjes së një bariu shqiptar 24 vjecar, ngjarje kjo që ka ndodhur në 15 tetor 2012, në një fshat Giannitsa Pella, transmeton Mejdani.com
37-vjeçari shqiptar u fsheh gjithë këto vite në atdheun e tij, pasi kishte arritur të shpëtonte pas vrasjes së bashkëkombasit të tij, por të shtunën në mëngjes ai përpoq të kthehej në mënyrë të parregullt në vendin fqinj. Sipas policisë greke 37 vjecari shqiptar ka qenë edhe me herët i dënuar nga Gjykata Penale me dy vjet burg dhe me një gjobë 3,000 euro.
37-vjeçari fillimisht u akuzua nga Prokurori Penal i Kastoria me akuzën e hyrjes së paligjshme në vend, por më vonë u zbulua krimi i kryer prej tij të bashkëatdhetarit, për të cilin u shpreh se e goditi pa imagjinuar se do ta vriste.
Natën fatale, të dy shqiptarët kishin konsumuar një sasi të madhe alkooli në një lokal, por papritmas 30-vjacari goditi disa herë me thikë në gjoks dhe bark bashkatdhetarin e tij, ndoshta për shkaqe personale. Më pas, pasi u arratis së pari, autori sot 37 vjecar ka telefonuar punëdhënësin e 24-vjeçarit, duke treguar se ku gjendeshin kufoma dhe thika me të cilën kishte vrarë bashkatdhetarin e tij./Mejdani.com/
Discussion about this post