Pas një operacioni antidrogë të zhvilluar sot në Tetovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një punonjësi policie. Siç raportojnë mediat fqinje, aksioni policor kishte në fokus përdoruesit dhe shpërndarësit e lëndëve narkotike, por gjatë këtij operacioni, një koleg i tyre ka tentuar arratisjen. Pas kapjes së tij, u vërtetua se polici posedonte lëndë narkotike, transmeton Gazeta Mejdani
Arrestimi dhe shoqërimi i kolegut polic u bë në pikën e pagesës rrugore në Gostivar. Ende nuk bëhen të ditura inicialet e policit që u kap me drogë dhe as sasia e lëndës narkotike, raporton Alsat.
Mësohet gjithashtu se disa shpërndarës të tjerë janë kapur në këtë operacion i zhvilluar gjatë orëve të pasdites. Operacioni vazhdon ende në këto momente dhe është arrestuar një tjetër shpërndarës droge./Mejdani.com/
Discussion about this post