Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, foli për rrugën Prizren-Tetovë, projektin e të cilës e cilësoi si shumë të rëndësishëm për shkak se lidh Prizrenin me Tetovën, e po ashtu lidhet me rrugë që çojnë në Shkup, Durrës, Prishtinë e Tiranë.
Ai prezantoi vendimin e sotëm të qeverisë për krijimin e komisionit nga ana e qeverisë për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovëhttps://cdn1.adplugg.io/apusers/serve/A48217021/file/53141/index.html?clickTag=null&clickTarget=_blank
“Ky është hap konkret pas marrëveshjes e cila u nënshkrua në Shkup në mes të dy kryeministrave dhe e cila ka të bëjë me realizimin e një projekti të rëndësishëm që përpos që lidh dy qytetet, Prizrenin dhe Tetovën, lidh edhe dy korridore shumë të rëndësishme që është korridore 8 që nga Shkupi arrin në Durrës përmes Librazhdit dhe korridorit, rrugës së Kombit, nga Prishtina në Tiranë. Këto dy korridore do të mund të lidhen në mes veti përmes rrugës Prizren-Tetovë”, tha Aliu.
Sipas tij, studimet e parafizibilitetit tashmë janë bërë nga ana e Drejtorisë së Rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me nënshkrimin e marrëveshjes mes dy qeverive në Shkup dhe me vendimin e sotëm, Aliu tha se do të fillojë puna konkrete teknike drejt përfundimit të këtij studimi dhe fillimit të projektit të menjëhershëm për realizimin e kësaj rruge.