Ju del gjumi papritur dhe nuk mund të rehatoheni pa e zgjidhur këtë “punë”.
Ka në fakt disa arsye pse bëheni dembelë për të shkuar në tualet në mes të natës: E para sepse po e shijoni gjumin dhe e dyta, sepse keni frikë se mund ta humbisni gjumin.
Ka raste që pasi shkojmë në tualet gjatë natës, nuk na zë më gjumi.
Zgjidhja është kjo: Nëse ju ndodh që gjatë natës ndjeni nevojën për të shkuar në tualet, mbani njërin sy mbyllur.
Veproni në këtë mënyrë sepse drita për të shkuar në tualet e bën trurin tuaj të supozojë se është koha e mëngjesit dhe kjo e ndërpret gjumin tuaj.
Prandaj, nëse mbani vetëm njërin sy hapur po minimizoni sasinë e dritës që hyn në retinën tuaj.
Pasi të keni mbaruar punë në tualet, do të keni mundësinë të flini më shpejt akoma. /Mejdani.com/
Discussion about this post