Ditët gjatë të cilave pushohet ose familjarët mblidhen bashkë janë një një hark kohor i mbushur me ushqime të shijshme, tradita të këndshme, histori gazmore dhe shumë dashuri. Por ndonjëherë, pa e kuptuar, gjatë kësaj kohe vajza juaj mund të krijojë një ide të gabuar rreth afeksionit dhe dashurisë fizike.
Xhaxhai është këtu, shko përqafoje. Tezja të ka blerë një lodër, shko jepi një puthje. A keni insistuar ndonjëherë kështu kur nuk keni qënë të sigurt nëse fëmija juaj do të ofrojë dashuri sipas mënyrës së vet? Nëse po, duhet ta rishikoni këtë insistim në të ardhmen.
“Nëse i thoni fëmijës suaj së është i/e detyruar të përqafojë dikë që nuk e ka parë për disa kohë ose sepse i kanë dhuruar diçka, kjo do e fusë fëmijën në mendime. Fëmija do të fillojë të mendojë se duhet të ketë kontakte fizike me njerëzit që mund t’i paguajnë darkën apo edhe ndaj atyre që mund të kryejnë vepra të mira për të në të ardhmen”, shprehet Dr. Andrea Bastiani Archibald, psikologe.
Nocioni i afeksionit mund të duket si diçka madhore dhe që nuk u përket fëmijëve por mësimet e para që marrin vajzat kur janë të vogla influencojnë mënyrën sesi ato ndihen për veten dhe trupin e tyre gjatë rritjes. Ato presin të respektohen gjatë gjithë jetës. Dhe fatkeqësisht ne e dimë se disa prindër i lëndojnë fëmijët e tyre, ndaj edukimi i vajzave qysh herët rreth afeksioneve i ndihmon ato të kuptojnë të drejtat e tyre , të kuptojnë kur këto të drejta po shkelen dhe kur të vijnë tek t’i për të kërkuar ndihmë.
Vajzat tuaja kanë nevojë për hapësirën e tyre për të vendosur kur dhe si dëshirojnë ato të tregojnë afeksion. Sigurisht që ka edhe shumë fëmijë të cilët krejt natyrshëm i përqafojnë apo i puthin anëtarët e tyre të familjes, komshinjtë, dhe miqtë por ka dhe fëmijë të tjerë të cilët janë të turpshëm ose fjalëpak ndaj duhet t’i lejoni të veprojnë siç duan. Kjo nuk nënkupton se ata mund duhet të tregohen të pasjellshëm.
Ka shumë rrugë nëpërmjet të cilave mund të shprehet mirënjohja, dashuria, dhe vlerësimi pa qënë nevoja e një kontakti fizik. Mjafton që vajzat të thonë sa shumë i’u ka munguar dikush, apo t’i falenderojnë me një puthje në “ ajër “ , apo t’iu japin dorën pasi këto janë mënyra që shprehin ndjenjat e tyre natyrshëm dhe pa asnjë lloj imponimi./supergrate.net/
Discussion about this post