Qyteti bregdetar turk Antalya, një nga destinacionet më të famshme turistike në botë, për herë të parë në histori në 11 muajt e parë priti mbi 15 milionë turistë të huaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Drejtorisë Provinciale për Kulturë dhe Turizëm në Antalya, qytetin këtë sezon e kanë vizituar turistë nga të gjitha anët e botës, ndërsa është regjistruar vizitë rekorde prej 15 milionë e 567 mijë turistëve të huaj. Ky numër vitin e kaluar ishte 13 milionë e 642 mijë.
Në Aeroportin e Antalya-s në 11 muajt e parë kanë mbërritur 14 milionë e 612 mijë turistë, kurse në Aeroportin Gazipaşa 300.924 turistë.
Më së shumti nga turistët e huaj që kanë vizituar Antalya-n janë rusët, numri i të cilëve është rritur për 16 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke shkuar në pesë milionë e 414 mijë.
Pas Rusisë radhiten Gjermania, Ukraina, Britania, Polonia, Holanda dhe Rumania.
Discussion about this post