Të gjithë ata që merren me çiklizëm, kur ftohet moti, biçikletën e vendosin në një hapësirë të sigurt dhe presin derisa të shkrihet bora dhe të thahet uji nga reshjet.
Por, kjo nuk qëndron edhe në një qytet me temperatura të ulëta në Finlandë, ku ka rënë borë dhe i ftohti arrin në – 17 gradë Celsius, derisa nxënësit vazhdojnë të shkojnë në shkollë me biçikleta.
Pekka Tahkola është inxhinieri urban dhe koordinatori i çiklizmit, që ka realizuar fotografitë jashtë një shkolle në Oulu, që tregon se as acari nuk i mbanë këta fëmijë larg biçikletave të tyre.
Sipas Bored Panda, kjo mund të duket e çuditshme për shumë prindër, që t’i lënë fëmijët të lëvizin në dy rrota në mot të ftohtë dhe me ngrica, por për finlandezët është normale.
“Ne organizuam një turne studimi, për pjesëmarrësit nga Finlanda Jugore, për ta për të parë se si bëhet kujdes rreth çiklizmit për në shkollë në qytetin tonë”, ka thënë Tahkola, për një medium që merret me ambientin.
Bazuar në statistikat e tij, janë 1,000 nga 1,200 nxënës në shkollat e Oulu, që shkojnë në shkollë me biçikleta edhe në dimër. Derisa rreth 150 ecin, të tjerë shkojnë me ski, saja që shtyhen dhe me vetura. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post