Kohëve të fundit Komuna e Prishtinës vendosi disa mini-biblioteka nëpër lagje të ndryshme të qytetit. Ato u pritën shumë mirë, por jo nga të gjithë qytetarët e kryeqytetit, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, vetëm dy ditë pas ishte vendosur një sosh në Lagjen e Spitalit, dikush i ka vjedhur librat, ndërsa ajo tjera në Breg të Diellit është sulmuar me gurë dhe është demoluar e tëra.
Ky akt vandal i qytetarëve të papërgjegjshëm nuk ka mbetur pa u dënuar nga zyrtarë të Komunës. Policia gjithashtu ka dalur në vend të ngjarjes.
Gazeta Mejdani ka kontaktuar nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Z. Selim Pacolli dhe e ka pyetur për rastin.
Ai ka thënë se ndjehet shumë keq për këtë vepër aspak të pranueshme.
“Është një akt vandal që nuk duhet të përsëritet” i ka thënë Pacolli redaksisë së Gazeta Mejdani.
Gjithashtu, Selim Pacolli ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook ku ka dënuar ashpër këtë vepër të shëmtuar të njerëzve të papërgjegjshëm.
Postimi i tij i plotë:
Dy ditë pasi vendosem, Mini-bibloteka në Lagje të Spitalit ka mbetur pa asnjë libër, ndërsa ajo në Breg të Diellit është sulmuar me gurë gjatë ditës së sotme.
Këto veprime vandale janë të dënueshme. I bëjë thirrje qytetarëve të Prishtinës të kujdesen maksimalisht për Mini-biblotekat në lagjet e tyre, pasi janë vlerë e shtuar për ta dhe fëmijët e tyre./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post