Komuna e Prishtinës ka rënditur edhe një sukses më shumë në vazhdën e punëve të saj në shërbim të qytetarëve, shkruan Gazeta Mejdani.
Sot është hapur shtegu për alpinistë dhe biçiklizëm që lidhë Parkun e Grmisë me Pyllin e Arinjëve dhe Liqenin e Badocit.
Falë aktivitetit të nënkryetarit të Komunës, Selim Pacolli, dhe njerëzve të tjerë të involvuar në këtë projekt ky shteg tani e tutje do të jetë në shërbim të të gjithë njerëzve që pëlqejnë ecjen nëpër ajër të pastërt.
Selim Pacolli thotë se vetëm 5.5 km na është dashur për të haupr shtegun që lidhë Parkun e Gërmisë me Pyllin e Arinjëve e Liqenin e Badocit . Të gjithë qytetarët e Prishtinës, dashamirët e natyrës dhe alpinizmit nga sot e kanë në dispozicion këtë arterie.
Ai ka thënë gjithashtu se të gjithë adhuruesit e natyrës, sportit e alpinizmit prej sot do të kenë mundësinë të ecin, vrapojnë e çiklojnë nëpër këtë shteg të mrrekullueshëm.
Revitalizimi dhe shenjëzimi i shtegut të gjatë prej 5.5 km gjatësi është bërë në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina dhe është financuar nga projekti i ADA/RESI. Parku i Gërmisë me 1949 hektarë, ka florë e faunë të pasur, ajër të pastër dhe është vend ideal për shumë sporte dhe shëtitje në çdo stinë, në natyrën e bukur që e ka./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post