“Përderisa turizmi i tepërt nuk shfaq shenja se do të zvogëlohet nga destinacionet më të famshme të Evropës, asnjëherë nuk ka ekzistuar periudhë më e mirë për t’i kërkuar opsionet e mahnitshme që tërheqin pak vizitorë” – kështu e fillon shkrimin prestigjiozja CNN.
Në këtë artikull, CNN shkruan për vështirësitë që turistët i kanë kur vizitojnë vende të famshme si Venice, Parisi apo Amsterdami sepse vazhdimisht ballafaqohen me turma të mëdha të njerëzve, transmeton Telegrafi.
Prandaj, ata kanë përpiluar një listë me disa prej qyteteve më të bukura evropiane, por që kanë shumë pak turistë.
Në mesin e këtyre 20 qyteteve, e 7’ta gjendet Prishtina.
“Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në top të listës me vendet që turistët duan t’i vizitojnë, por nuk ka ndonjë arsye se përse nuk duhet ta vizitoni këtë shtet magjepsës.
Përderisa Prishtina mund të ketë qenë sinonim me luftën para 20 viteve, ajo është transformuar shumë prej atëherë, ku shumë ndërtesa të çuditshme janë ndërtuar.
Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” ia vlen të vizitohet në mëngjes, e njësoj edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës.
Biblioteka e Universitetit të Prishtinës do t’i fascinojë adhuruesit e arkitekturës, përderisa ata të cilët duan të freskohen mund ta gjejnë rehatinë në pishinën e Parkut të Gërmisë, e cila gjendet në veri të qytetit”, ka shkruar CNN.
Vlen të ceket se në këtë listë me rekomandime gjendet edhe Antwerpi i Belgjikës, Haga e Holandës, Sarajeva e Bosnjës, Malmo i Suedisë, Aberdeeni i Skocisë, Berni, Wroclaw-i, Tbilisi, Minski, Yerevani, etj. /Mejdani.com/
Discussion about this post