10 nëntori është ditë e madhe për Turqinë. Në atë ditë përkujothet Mustafa Kemajl Ataturku, themeluesi i Turqisë moderne, shkruan Gazeta Mejdani.
Më 10 nëntor në të gjitha institucionet e vendit mbahen evinemente të ndryshme, nëpër shkolla përgatiten programe, ligjërata dhe shpejgohet lënda e historisë. Me theks të posaçëm, Ataturku.
Gjithashtu, edhe Qeveria e vendit, Presidenca, Ushtria dhe organe të larta të shtetit kanë festë atë ditë. Tek varri i Atatukut shkojnë qeveritarët, ushtarakët, e në ballë të tyre presidenti i vendit. Kjo është e rregulluar me ligj dhe kushtetutë. Andaj, kushdo që then këtë rregull, saknsionohet ashpër sipas ligjeve në fuqi.
Megjithatë, kësaj radhe ka ndodhur diçka e pazakont në Turqi. Kjo, për shkak të fetishizimit të figurës së Ataturkut.
Në një shkollë në Ankara, mësuesit i kanë detyruar nxënësit e vegjël t’i bijnë në sexhde bustit të Atatukut.
Sipas parimeve islame një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht. Andaj ka ndërhy Ministria e Arsimit të Turqisë dhe rastin e ka paraqiut në Prokurori.
Hetimet kanë filluar ndaj mësuesve të cilët kanë detyruar nxënësit t’i përkulen Ataturkut deri atje sa një gjë e tillë është e ndaluar. Përkulja me fytyrë në tokë, besimtarit musliman i lejohet vetëm në rast kur i bie në sexhde Zotit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post