Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka ftuar mediat në një konferencë për media.
Megjithëse nuk është njoftuar shumë rreth kësaj konference, shkurt nga Zyra për Informim është thënë se mbahet rreth “Qeverisja Haradinaj II”.
Ndryshe, vetëm pak ditë më parë, Haradinaj mblodhi edhe një herë Qeverinë në largim, ku miratuan propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nëse vonohet edhe më tej formimi i qeverisë do të mbahet edhe një mbledhje e ardhshme me ministrat aktualë.
Discussion about this post