Policia e Kosovës disa herë ka marrë aksione në Mitrovicën e Veriut por nuk ka arritur ta kapë të shumëkërkuarin Milan Radojiçiq që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, njëherit i dyshuar se dha urdhër për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Edhe pse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk e di ndodhjen e të shumëkërkuarit Radojiçiq, është kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sanduloviq, i cili së fundmi ka demantuar fuqishëm atë.
Sanduloviç ka publikuar një fotografi ku shihet Radojiçiq bashkë me të ashtuquajturin drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ish-ambasadorin të Kinës në Serbi, Li Manchang.
“Meqenëse ministri i Policisë, Nebojsha Stefanoviq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e dinë se kush është Milan Radojiçiq, ata mund ta pyesin ambasadorin kinez dhe ai do t’i prezantojë ata me të”, ka shkruar Sanduloviq.
Kujtojmë se Kosova ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Radojçiqin.
Ky i fundit ka deklaruar kohë më parë se e kishte ftuar prokurorin Sylë Hoxha që të shkonte ta intervistonte atë në Beograd, porse Prokuroria kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.
Discussion about this post