Ambasadori amerikan: Duam që marrëveshja të bazohet në njohjen e ndërsjelltë!
Ambasadori i sapoemëruar i ShBA-ve në Serbi Entoni Godfri, ka deklaruar se nuk planifikon që liderëve serbë t’iu mbajë leksione, por shpreson në dialog të hapur.
Ai porositi se qëndrimi amerikan rreth Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se “ShBA duan që marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës në kushte ideale “të bazohet në njohjen e ndërsjellë”, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.
“Nuk planifikoj që liderëve serbë të kem qasje sikur ju mbaj leksione. Shpresoj në dialog të hapur dhe kur është momenti do ju them gjërat e pakëndshme, do ju them hapur në bisedat private sa të jetë e mundshme, sepse në atë mënyrë puna diplomatike është më efikase “, ka thënë Godfri.
Duke folur për qëndrimet e të dërguarit amerikan për Ballkan Mathew Palmer dhe atij për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell, ai ka theksuar se të dy zyrtarët kërkojnë rivendosjen e dialogut, duke mbështetur shpresën që Prishtina dhe Beogradi të gjejnë së bahsku zgjidhjen prej të cilës të dy palët do kenë përfitime.
“Diçka që do të arrihet në planin lokal dhe që do zgjas gjatë dhe që është me rëndësi për regjionin dhe stabilitetin “, tha ai.
Në pyetjen nëse ideja e Uashingtonit për ndryshim të kufijve është në tavolinë të bisedimeve dhe nëse mendohet në pranimin e pavarësisë së Kosovës, ai tha se me rëndësi është të arrihet në bisedime thelbësore.
“Këtu dua të citoj Palmerin që thotë se në këtë çështje nuk ka vija të kuqe as mbështetje të garantuar. Kjo është mënyrë e mirë e shpjegimit si Uashingtoni i qaset kësaj çështje, nuk duam të definojmë mënyrat në të cilat të dy palët duan të arrijnë zgjidhjen “, tha Godfri.
Ai ka shtuar se me rëndësi thelbësore është që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të tejkalojë pengesat dhe të arrihet zgjidhje e qëndrueshme që do kontribuoj stabilitetit dhe prosperitetit në regjion.
Sipas tij, “taksat, fushat e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë, të gjitha këto janë sfida me rëndësi”.
Discussion about this post