Në Australi duket se Facebook ka vendosur që të fshehë numrin e “pëlqimeve”. Gjithashtu në kuadër të masave të sigurisë nga kompania pritet që përdoruesve tu bllokohet edhe shikimi i numrit të reagimeve dhe shikimeve të videove në postimet e përdoruesve të tjerë.
Kompania në reagimin e saj në lidhje me këtë masë të marrë është shprehur se këtë e bëjnë me qëllim pasi nuk dëshirojnë që Facebook të shikohet si një garë.
“Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht”.
Më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor.
Discussion about this post