Kompania Facebook ka prezantuar në SHBA një pjesë të re të rrjetit të saj social kushtuar lajmeve.
”Quhet ‘Facebook News’ dhe tani për tani”, shpjegon Facebook, ”ajo është duke u testuar në një grup përdoruesish, për të cilët do të sigurojë lajme kombëtare dhe lokale në disa zona metropolitane si Nju Jork dhe Los Anxheles.
Një ekip gazetarësh do të zgjedhin lajmet kryesore e ditës.
Facebook ka muaj që po punon në këtë projekt.
Risia vjen pikërisht në një fazë në të cilën shoqëria po lufton me përhapjen e lajmeve të rreme.
Discussion about this post