Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar ish-ushtarin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar me 20 vjet burgim, për djegie të 57 boshnjakëve gjatë luftës në këtë shtet më 1992-1995.
Shushnjar, 64-vjeçar është dënuar më 30 tetor për vjedhje dhe ndalim ilegal të civilëve në këtë incident, në të cilin janë vrarë 26 persona afër qytezës lindor, Vishegrad, raporton Rel.
Në mesin e personave të vdekur ka qenë një foshnje dyvjeçare.
Disa myslimanë boshnjakë ishin kidnapuar pas një sulmi në fshatin Koritnik. Ata më pas ishin dërguar në një shtëpi, së cilës i ishte vënë zjarri me mjete shpërthyese.
Gjykata ka gjetur se Shushnjar dhe ushtarë tjerë në ushtrinë e serbëve të Bosnjës kanë qëlluar në këtë shtëpi, duke parandaluar ikjen e personave që kanë qenë brenda.
Një civil kishte shpëtuar me plagë serioze, derisa të tjerë kishin arritur të ikin.
Shushnjat ka jetuar në Francë për vite të tëra, para se të arrestohej me kërkesë të Bosnjës.
Ai ka qenë në mbajtje në Francë për katër vjet, para se të esktradohej në Bosnje më 2018.
Më 2012, serbët e Bosnjës, Millan dhe Sredoje Llukiq janë dënuar nga Tribuali Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë me dënim të përjetshëm, respektivisht 27 vjet burgim për krime të njëjta.
Discussion about this post