Halloween po afrohet dhe në këtë periudhë të vitit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është traditë dekorimi me kunguj të prerë.
Justin Ownby, një fermer në Tennessee, e ka marrë shumë seriozisht dhe ka kultivuar për këtë festë një kungull të madh më shumë se 400 kilogram.
Rezultati i tij ka qenë shumë mbresëlënës për ta bërë kungullin e tij thjesht një ndriçues për Halloween dhe kështu Ownby ka vendosur ta transformojë në një barkë me të cilën ai kalon një lumë.
Video është publikuar në Facebook nga bashkëshortja e cila ka ngjallur hilaritet në web.
‘Ka katër vjet që Justin tenton të kultivojë kunguj gjigandë… dhe më në fund ja ka dalë! Ky kungull vlen rreth 910 stërlina’, ka komnetuar për Abc News Christin Ownby. ‘Tani e gjithë bota mund të shohë se sa i aftë është bashkëshorti im! Unë dhe fëmijët tanë nuk pushojmë se qeshuri, duke menduar se sa i famshëm është bërë pas kësaj sipërmarrjeje’. Pavarësisht ekuilibrit të pasigurt të Justin, kungulli ka vazhduar të pluskoje, duke kryer ‘misionin’ e tij.
Discussion about this post