Sergej Kanev, gazetar rus ka postuar në profilin e tij në facebook, fotografi me të dhëna për spiunin e angazhuar në Ambasadën Ruse në Sofje.
“Sipas të gjitha gjasave diplomati është Vladimir Rusyaev, i diplomuar në Akademinë Diplomatike Ushtarake dhe shërbeu në v / H 63553 në schelkovo-7 (Inteligjencë Ushtarake-Hapësinore).
Mediat dje ka raportuar e para për dëbimin e këtij diplomati, e më pas kanë shkruar edhe agjenci të huaja lajmesh.
Megjithatë fotografitë ishin të pamundura të çaseshin, megjithë kërkimin në faqen e Ambasadës së Federatës Ruse në Sofje.
Vladimir Rusyaev e kishte pasur bashkëpunëtor të tijin në Sofje, rusofilin Nikolai Malinov, i cili është dënuar nga drejtësia e Bullgarisë për spiunazh.
Përndryshe, është evidentuar se Nikolai Malinov, i dënuar për spiunazh, ka qenë i pranishëm në Beograd ku ka folur për gjoja “dëmet që i ka bërë NATO në vitin 1999 me bombardimin e Serbisë”, duke e ushqyer lajmin e rremë që vjen pikërisht nga Rusia për gjoja “praninë e uraniumit të varfëruar në bombat e NATO-s”.
Lidhjet e bullgarit të dënuar për spiunazh në të mirë të Rusisë me serbët zgjerohen shumë. Në vitin 2017, partia politike serbe DVERI, ka qenë në vizitë në Bullgari. Pikërisht nga DVERI është edhe spiunia ruse nga Serbia Dragana Trifkovic, e cila vazhdimisht shpërndan lajme të rreme për Kosovën, aleatët perëndimorë dhe veçmas SHBA-në.
Rusia i shfrytëzon grupet e interesit, shoqërinë civile, grupet kulturore e të gjitha resurset e tjera që ndërlidhen me ideologjinë putiniste e kishtare ortodokse, që të veprojnë në të mirë të Rusisë.
Discussion about this post