Punët e shtëpisë janë diçka që pothuajse nuk kryhen asnjëherë.
Megjithatë, të gjitha ato e kanë një kohë të caktuar se sa shpesh duhet t’i kryeni.
Ekspertët thonë se mikrovalën duhet ta pastroni të paktën një herë në javë.
Këtë mund ta bëni duke e futur në mikrovalë një gotë të mbushur me ujë, uthull dhe limon, dhe pastaj duke e vluar përbërjen derisa të avullohet xhami i mikrovalës.
Djersa, ndyrësirat dhe pluhuri mund të akumulohen shumë shpejt, e posaçërisht kur i shpenzoni tetë orë gjumë në to.
Çarçafët duhet të pastrohen çdo javë me ujë të nxehtë në mënyrë që t’i mbytni të gjitha bakteret
Megjithëse këllëfët e jastëkëve e vendosin një barrierë mes juve dhe jastëkëve, ata prapëseprapë akumulojnë djersë, pështymë dhe lëngje tjera trupore.
Prandaj, është e rëndësishme që çdo sezon t’i pastroni jastëkët.
Për të shmangur mykun e ushqimit (dhe për të mos harruar se çfarë mbani aty), është e rëndësishme që frigoriferit t’ia dhuroni vëmendjen që e meriton.
Frigoriferët po ashtu ndytën nga derdhjet e ndryshme, grimcat ushqimore, por edhe nga pluhuri.
Yndyra dhe gjërat tjera që akumulohen përgjatë kohës ndikojnë që furra të shfrytëzojë më shumë energji kur ndizet, e kjo përkthehet në faturë më të lartë të rrymës.
Veç kësaj, mos pastrimi i saj e prishë edhe shijen e ushqimit.
Pasi të thahet, është mirë ta lini peshqirin në një vend të ventiluar mirë.
Kjo i mban bakteret larg për disa përdorime – por pastaj është koha për ta pastruar atë!
Vlerësohet se janë 50 baktere për çdo inç katror në ulëse të tualetit.
Për ta pastruar rrënjësisht tualetin, ekspertët thonë se duhet ta ndalni ujin e tualetit dhe ta zbrazni krejtësisht mbajtësin e ujit.
Pastaj me detergjentët e duhur ta pastroni mirë rrënjësisht./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post