Me supergolin e tij të shënuar në ndeshjen e sotshme të Fenerbahces, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka qenë në qendër të vëmendjes të tifozëve dhe gazetarëve turq sërish sot. Ai mori lëvdata të mëdha për paraqitjet të deritanishme.
Që kur u transferua nga Rizespori në Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, Vedat Muriqi ka qenë ylli i Superligës turke, duke bërë që për të interesohen shumë klube të mëdha evropiane, raporton Gazeta Express.
E përderisa shumë skautë të klubeve evropiane janë duke e monitoruar formën e tij, Muriqi po vazhdon të jetë mbresëlënës në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe të Fenerbahces.
Së fundi, ai ndihmoi në fitoren e Fenerbahces kundër Konyasporit me rezultat 5:1, duke e shënuar një gol mbresëlënës nga largësia në minutën e 82-të të ndeshjes. Pas këtij goli, lëvdatat për të online ishin të mëdha.
“Ne nuk mund të ishim në një hap me shpejtësinë e golave sot. Vedati e ka shënuar njërën ndër golat më të bukura që e kam parë ndonjëherë. Tifozët mund të mos duan të largohen nga stadiumi sot. Ndërkohë, Vedat Muriqi 100 milionë eurosh”, shkroi gazetari turk Sercan Hamzaoglu.
Discussion about this post