Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, vazhdon me fushatë, e deklarata kundër Kosovës.
Ditë më parë, Daçiq tha se Prishtina ka tërhequr kandidaturën e saj për anëtarësim në INTERPOL, “sepse e kuptoi që nuk ka asnjë shans për t’u bërë anëtar as i organizatës botërore të policisë, ose organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”.
Ndërkaq të shtunën ka thënë se “Pavarësia e Kosovës është e vdekur në letër”, njofton Telegrafi.
“Nuk do më duhej të flasë për tërheqje të reja të njohjeve, Pavarësia e Kosovës është e vdekur në letër. Prishtina, nuk do ta tërhiqnin kandidaturën për Interpol sikur situata të mos ishte e tillë”, tha Daçiq, raportojnë mediat serbe, duke theksuar se Kosova “nuk mundet më të kalojë askund ku nevojitet shumica prej dy të tretave”.
Daçiq po ashtu ka folur edhe për ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili në takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ishte ulur pranë, ku qëndronte flamuri kombëtar shqiptar.
Ai ka thënë se, ai do ta vë flamurin e Republikës Serbe dhe do të shohë nëse Ambasadori do të ulet pran tij.
Discussion about this post