Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, ka thënë se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.
”Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, tha ai.
Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtinë-Beograd është një çështje e Bashkimit Europian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale.
”Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord”.
”Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”.
Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se e kupton zhgënjimin me mos-hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
I pyetur për Maqedoninë e Veriut, ai tha se mbështetja e OSBE-së do të vazhdojë.
”Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.
Por Greminger tregoi se si organizata edhe Shqipëria po përgatiten për kryesinë që merr Tirana në vitin 2020.
”Jam absolutisht i bindur që kryesia e saj do të jetë pozitive si për ne, si për Shqipërinë”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post