Kur tështitni, grimcat që dalin nga ajo arrijnë deri në katër metra largësi dhe lëvizin me një shpejtësi marramendëse. Ato janë të dëmshme për njerëzit që i keni pranë, shkruan Gazeta Mejdani.
Nëse tashmë keni tështirë në dorë, duhet të hiqni dorë nga kjo metodë për të mos dëmtuar edhe personat përreth jush.
Zgjidhja më e mirë është të teshtini në bërryl dhe ky ndryshim sugjerohet nga Vivane van Casteren, shefja e shërbimeve të shëndetit, në Sciensano. Sipas tij tështitja në dorë bën që gripi të përhapet më lehtë sesa kur tështini në bërryl apo në farcoleta.V an Casteren shpjegon se rritja e rasteve të gripit ndodh në të gjitha kategoritë e moshave. “Të rinjtë, të rriturit, të moshuarit: të gjithë preken,” thotë ajo, por kjo mund të shmanget duke ndërruar mënyrën se si teshtin, duke e afruar fytyrën tuaj në bërryl.
“Mund të duket pak e çuditshme, por me të vërtetë ndihmon kundër përhapjes së gripit,” thotë Van Casteren./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post