Dermatiti atopik është sëmundje kronike e lëkurës e cila shkaktohet nga reagime alergjike. Fjala “atopike” do të thotë se gjasat për tu prekur nga kjo sëmundje, asma apo alergjitë e pluhurit janë në një farë forme të trashëguara. Ndërsa “dermatits” do të thotë se lëkura është e skuqur dhe shkakton kruarje.
Dermatiti atopik zakonisht fillon qysh në foshnjëri dhe vazhdon deri në fëmijëri. Në faza të caktuara simptomat e kësaj sëmundje përkeqsohen më shumë se zakonisht, dhe në mjekësi këto faza quhen reagime. Pas këtyre reagimeve më të ashpra, lëkura fillon të shërohet.
Gjatë kësaj kohe mund të mos ketë fare simptoma të kësaj sëmundje. Kjo fazë e “zhdukjes së sëmundjes” mund të zgjasë disa javë, muaj apo edhe vite. Disa fëmijë shërohen nga dermatitit atopik gjatë rritjes, ndërsa të tjerë vuajn nga kjo sëmundje edhe pasi të rriten. Mirepo, pas rritjes, reagimet e dermatitit janë më të lehta se sa në fëmijëri.
Faktorët që ndikojnë në shfaqejen e dermatitit:
- Trashëgimia: sëmundje trashëguese multifaktoriale, mendohet se konstitucioni atopik më shpesh trashëgohet nga nëna.
- Çrregullimet imunologjike dhe fiziologjike
- Alergjenët e ndryshëm, irrituesit
- Kushtet klimatike
- Infeksionet sekondare të lëkurës
- Ekspozimi intensiv ndaj alergjenëve të ushqimit në muajt e parë të jetës mund t’i kontribuojë sensibilizimit alergjik të fëmijëve
Si mund ta parandalojmë dermatitin atopik?
Pacientët me dermatit atopik duhet të kufizojnë ekspozimin ndaj faktorëve mjedisorë dhe kimikë të njohur që shkaktojnë përkeqësime të situatës, si për shembull ndryshimet e shpejta të temperaturave, moti shumë i ftohtë, si edhe veshjet e leshta, ose sintetike.
Këshilla për trajtimin e dermatitit atopik:
- Shmangia e faktorëve irritues si detergjentët, sapunët e fortë, kimikatet.
- Përdoreni rroba të buta
- Përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës gjatë ekspozimit në diell
- Në rastet kur dermatiti atopik mund të acarohet nga ushqimet, vendimi për heqjen e ndonjë ushqimi nga dieta e fëmijës do të merret vetem pas konsultimit me mjekun alergolog.
- Përdorimi i kremrave hidratues është thelbësor në kujdesin ndaj dermatitit atopik
- Nëse j’ua përshkruan mjeku duhet të përdorni kremra me përmbajtje kortizoni.
Burimi: MAJO CLINIC