Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar duket se ka hequr një foto të princit Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle, pas përshkallëzimit të zemërimeve brenda familjes mbretërore.
Vëzhguesit symprehtë vunë re se një foto e vendosur me krenari në sallën e pritjes së pallatit Bakingam, në muajin korrik, tani nuk është më aty.
Fotoja e hequr është ajo e princit Harry dhe Meghan Markle, por fotot e anëtarëve të tjerë të familjes nuk duket se janë prekur fare.
Aty shihet ende princi William me gruan, Kate Middletton, si dhe fotoja e dy vëllezërve William dhe Harry me uniforma ushtarake. Kjo do të thotë që është hequr vetëm fotoja me Markle.
Fotoja u zhduk pak kohë pasi Harry pranoi në një dokumentar se kishte mosmarrëveshje me të vëllain, dhe se po ndiqnin udhë të ndryshme.
Discussion about this post