Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, për rastin e “zarfeve të helmuar nga Serbia”, i kishte shkruar publikisht edhe zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijancic, ndërkohë sot ka thënë se do të insistojë si një “pitbull”, për të gjetur të vërtetën lidhur me këtë rast.
“Si një pitbull do ngulmojë gjatë vitit të ardhshëm për përgjigje mbi gjoja helmimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor në Kosovë “, ka thënë Vuciq, raporton tanjug.
Ndër të tjera ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm për rastin që siç e ka quajtur ai ‘helmim të paqenë’ do të flas edhe në Kombet e Bashkuara.
Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se “rrenca politikë sikurse në Kosovë nuk ka parë”, teksa ka komentuar numërimin e votave nga Serbia me veshje mbrojtëse.
“Rrenca të tillë politikë nuk i ka njohur bota. Kjo dozë e mungesës së arsyes, që një vend normal ta akuzojnë për diçka të tillë, nuk është parë. E pastaj vjen eksperti Kurti të bisedojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shtuar tutje.
Vucic ka treguar se nuk ka marrë ende kurrfarë përgjigje nga Bashkimi Evropian lidhur me këtë rast, dhe ka shtuar se nuk do të lejojë palën kosovare që të shpikin apo trillojnë ndonjë gjë lidhur me “zarfet e helmuar”.
“Ende nuk më kanë dhënë përgjigje për këtë. Nuk do t’i lë, edhe do të përpiqen ta prezantojnë se bëhet fjalë për pesticid, të shpikin se ka ekzistuar nuk shkak i trilluar, ndonëse është e qartë se nuk ka pasur asgjë infektive. Këtë e kanë bërë nga arsye politike”, ka thënë ai.
Ndërkohë nga Klinika Infektive ditë më parë në një konferencë për media, kishte folur drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, e cila kishte treguar se kishin marrë analizat nga Insituti i Biokomisë dhe se nuk bëhej fjalë për ndonjë agjent infektiv.
Për analiza të tjera ka thënë se do të merret forenzika.
Discussion about this post