Përfaqësuesja Kosovës në tenis (meshkuj) do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Davis Cup 2019”, për grupin IV të Zonës së Evropës, që mbahet në San Marino.
Kosovën do ta përfaqësojnë tenistët: Granit Bajraliu, Burim Bytyqi, Muhamed Zulji, Genc Selita, me trajnerin Jeton Hadërgjonaj.
Kosova ndodhet në grupin B bashkë me: Irlandën, Maltën, Andorrën dhe San Marinon.
Kampionati fillon nesër (e hënë) dhe iu urojmë suksese tenistëve tanë, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Discussion about this post