Vendimi i KE-së për të mos hapur negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë sjell reagime ditët e fundit dhe nga SHBA-ja.
Gjatë një seance të Komisionit të Jashtëm të Senatit, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer u shpreh se ishte i zhgënjyer për mbylljen e derës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e tyre evropian.
“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me dështimin e vendeve anëtare të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë javën e kaluar në Bruksel. Megjithëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së, jemi dakord me vlerësimin e Komisionit Evropian se të dyja vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reforma”, tha zoti Palmer.
Zyrtari amerikan shtoi se vendimi i fundit rrezikon gërryerjen e besueshmërisë te BE dhe krijon një boshllëk që vende si Kina dhe Rusia janë të gatshme ta mbushin.
Discussion about this post