Shi i madh që ka rënë sot në kryeqytetin e Egjipt, Kajro, ka bllokuar thuajse të gjitha rrugët e qytetit, shkruan Gazeta Mejdani.
Nga fotot e siguruara nga një student i kosovar që studion atje, shihet tmerri nëpër rrugët e këtij qyteti.
Shirat kanë filluar që nga pasdita, ndërsa vazhdojnë edhe në këto orë të vona të natës.
Gazeta Mejdani ka kontaktuar Albert Gergurin, student shqiptar atje, dhe e ka pyetur për suentët shqiptarë atje dhe për gjendjen e tanishme. Ai ka thënë se të gjithë janë mirë, porse të gjitha rrugët janë të mbyllura, dhe nuk dihet nëse neser do të ketë mundësi të dalin jashtë për nevojat e tyre.
Pas raporteve të marra nga qendrat meteorologjike të vendit, Qeveria e Egjiptit lajmëron qytetarët për ditë pushimi në ditën e nesërme.
Siç shihet nga fotot e marra nga atje, disa qytetarë kanë dalë për peshkim në rrugët e qytetit, e dia të tjerë edhe kanë notuar nëpër asfaltet e marrë nga uji!
Kryeministri i Egjiptit, Mustafa Medbuli, ka lëshuar urdhëresën qeveritare për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në komunat e Kajros, Xhizes dhe Kaljubijes./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post