Një foto qesharake e një pasagjeri të linjës ajrore që tregon me guxim “shtresa” të veshjeve që ajo veshi për të mos paguar bagazhe të tepërta, është bërë virale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gel Rodriguez, nga qyteti Davao në Filipine, i ishte thënë nga stafi i kontrollit se valixhet e saj ishin shumë të rënda dhe se ajo duhej të paguante për bagazhe shtesë.
Por, Rodriguez nuk pranoi të paguante dhe në vend të kësaj gjeti një zgjidhje interesante.
Kështu ajo hapi bagazhin e saj dhe filloi të veshë rrobat që i kishte aty, përpara se të hipte në aeroplan.
Discussion about this post