I njohur me qasjet dhe qëndrimet e tij rreth disa çështjeve të ndjeshme fetare, sidomos në Facebook, Mehmet Maturidi Hanefi kësaj rradhe ka shkruar edhe për raportin e shqiptarëve me Turqinë.
Ai ka shprehur mospajtimin e tij me disa njerëz të cilët u thonë besimtarëve shqiptarë muslimanë të shkojnë në Turqi e Anadoll vetëm pse janë muslimanë, sikur që, thotë, nuk duhet tu thuhet as besimtarëve katolikë të shkojnë në Vatikan veç pse janë të besimit të krishterë.
“Ne nuk jemi Turq dhe as nuk kemi ndermend te behemi, mbetem Shqiptare edhe pse 500 vjet na sunduan Osmanet, megjithate kombesin dhe gjuhen tone e kemi ruajtur, dhe arsyeja pse e ruajtem ishte islami”, ka thënë ai
Shkrimi i tij i plotë:
Shqiptaret Musliman nuk jane te semur, vetem se e dojne Erdoganin dhe Turqine.
Nuk mendoj se nje Shqiptar qe e do Erdoganin do t‘i shpall lufte vellaut te tij shqiptare, pse ja shan Erdoganin apo Turqine, ne te vertet eshte e kunderta, ata qe se dojne Erdoganin dhe Turqine i ofendojne shqiptaret musliman, shkojne aq larg saqe ju thon shkoni ne Turqi te baba…
A keni ndegju ose lexu se dikush nga perkrahesit e Erdoganit t‘i kete thene kundershtarit te tij, shkoni ne vatikan te papa…? Jo.
Pse shahen lideret Shqiptare nga Shqiptaret, sepse qe 20 vjet e kane rrjep kete popull….
Ne nuk e duam Erdoganin vetem pse eshte musliman, sepse musliman ka edhe presidenta te tjere me bollek dhe nuk flet dikush per tjeret, ne e duam sepse ai flet me gjuhen e popullit, dhe ju thote sionistave ne fytyre te verteten…
Ne çdo lufte vriten edhe njerez te pafajshem, megjithate ku jane provat e juaja se Erdogani po i vret femijet?
Ne nuk jemi Turq dhe as nuk kemi ndermend te behemi, mbetem Shqiptare edhe pse 500 vjet na sunduan Osmanet, megjithate kombesin dhe gjuhen tone e kemi ruajtur, dhe arsyeja pse e ruajtem ishte islami…
Ashtu si tha Faik Konica:
“Po te mos ishte islami, shqiptaret do te ishin me shume ne numer por nuk do te ishin shqiptare”.
Discussion about this post