Çfarë fëmijët dinë dhe duhet të dinë?
Fëmijët nuk e bëjnë dot dallimin mes fantazisë dhe realitetit. Ata mund të mendojnë se gjithçka çfarë shohin në televizor apo video-lojëra janë reale. Edhe pse disa 4- vjeçar e kuptojnë se çfarë ndodh në programet televizive nuk ndodhin me të vërtetë, ata nuk kuptojnë që dhuna në filmat vizatimor ka pasoja në jetën reale.
Shumë nga prindërit mundohen t’i mbrojnë fëmijët nga dhuna, por bëhet e vështirë teksa rriten. Mund të habiteni nga reklamat, madje dhe nga filmat klasik që mendoni se janë për moshat parashkollore. Prandaj përgatituni të flisni me fëmijët për gjërat që shohin.
Si të minimizoni dhunën që shfaqet në ekranet televizive apo video-lojëra.
Kufizoni kohën para televizorit. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon maksimumi 2 orë në ditë qëndrim para ekranit, këtu përfshihet dhe qëndrimi në internet dhe video-lojërat, për fëmijët 2 vjeç e lartë. Ndërkohë që studimet kanë treguar që koha mesatare e fëmijëve që kalojnë para TV është 2 deri në 3 orë, pa përfshirë qëndrimin para kompjuterit, video-lojërat ose filmat. Nëse keni më shumë se një televizor në shtëpi, sigurohuni që po monitoroni kohën dhe çfarë fshihet edhe në televizorët e tjerë apo video-lojërat.
Jini selektiv. Mos i lini fëmijët të shohin çdo gjë që del në televizor. Pasi tani televizionet shfaqin një gamë më të gjerë programesh, me përmbajtje edhe të veprimeve të dhunshme, krahasuar me kohën kur jeni rritur juve.
“Prindërit pretendojnë se dhuna shfaqet tek filmat vizatimor është thjesht imagjinare dhe nuk përbën rrezik. Por kjo nuk është e vërtetë,” thotë Dimitri Kristakis, profesor i pediatrisë në Universitetin e Uashington dhe bashkëautor i “Elefanti në dhomë: Si të bëjmë TV të përshtatshëm për fëmijët”.
Edhe super-heronjtë përçojnë mesazhe që dhuna është e pranueshme në disa rrethana. “Kjo do të përkthehej në përdorimin e dhunës nga fëmija kur dikush i kalon para në radhë në parkun e lojërave”, thotë Kristakis.
Programet më të mira janë ato që mësojnë si të jemi shok të mirë dhe të ndajmë lodrat me njëri-tjetrin. “Fëmijët nuk imitojnë vetëm sjelljet e gabuara, por edhe ato të mirat”, nënvizon Kristakis. Nëse emisionet e preferuara nuk transmetohen në orarin e duhur, atëherë regjistrojini dhe transmetojini në orarin që fëmijët kanë për të parë televizor, mos i lejoni të shohin çfarëdo që jepet në atë moment. Dhe kur programet e përzgjedhura mbarojnë, fikni televizorin.
Shikoni së bashku. Shumë fëmijë të vegjël shohin televizor pa mbikëqyrje. Jini gjithnjë të vëmendshëm kur TV është i ndezur. Kur mundeni, shikoni TV së bashku, nëse nuk mundeni, hidhni sytë herë pas here teksa kryeni punët, kështu jeni në dijeni çfarë fëmija po shikon. Dhe mos bini pre e kurthit e të vendosni TV në dhomën e fëmijëve, pasi ata mund të abuzojnë.
Ndryshoni kanalin në rast se shfaqen skena të dhunshme. Shkencëtarët sugjerojnë se sa më shumë skena dhune të shohin fëmijët në media, aq më shumë agresiv bëhen. Nëse një emision ka skena dhune, ndërrojeni kanalin ose fikeni fare TV.
Shikoni vlerësimet dhe përshkrimet për filmat për fëmijë që të siguroheni që nuk ka skena dhune dhe kontrolloni çdo lojë apo DVD para se të lejoni fëmijën t’i shoh.
Kini kujdes dhe me video-lojërat. Shumë video-lojëra po projektohen për fëmijët më të vegjël. Edhe nëse fëmijët nuk mund të kenë aftësitë për të luajtur mirë, do të jenë kurioz ta provojnë. Kontrollojini më parë lojërat para se të lejoni fëmijët të luajnë. Mundohuni t’i orientoni drejt lojërave që ndihmojnë në mësimin e alfabetit, numërimit dhe zgjidhjes së problemeve- ose luani së bashku.
Kini parasysh që edhe filmat për fëmijë mund të jenë problematikë. Filmat për fëmijë mund të jenë të dhunshëm gjithashtu. Kontrolloni vlerësimet dhe komentet para se të çoni fëmijën në teatër.
Çfarë t’i thoni fëmijës kur shfaqen skena dhune në televizor?
Shpjegoni se çfarë po ndodh. Nëse përsëri fëmija shikon një skenë të dhunshme në TV, mos e anashkaloni. Nëse një personazh bie nga humnera dhe rikthehet përsëri, shpjegojini që nuk funksionin kështu në jetën e përditshme. Nëse bëhet fjalë për skena dhune në lajme, qetësojeni fëmijën nëse duket i mërzitur. Shfrytëzojeni si mundësi për të treguar se çfarë pranohet dhe çfarë jo.
Mbështetni çfarë thoni me veprime, fikni TV. Teksa po shikonin një film me vajzat, Brixhit Jong fiku TV kur një nga personazhet kafshoi një tjetër dhe vajzat imituan veprimin. “Asnjëra nga ato nuk e kishin bërë këtë veprim më parë,” kujton ajo. Kështu u shpjegova: “Kjo nuk është e lejuar në shtëpinë tonë, sepse nuk është e sjellshme dhe as e respektueshme. Ne nuk kafshojmë”.
Bëni sa më shumë pyetje. Fëmijët kanë një tendencë të shohin skena dhune në TV pa bërë pyetje. Nëse shikoni që fëmija shikon një skenë të dhunshme, tërhiqjani vëmendjen duke i bërë pyetje si: U lëndua njëri? Si ndjehet ai/ajo? Çfarë mendon se mamaja e tij do të thotë? Ishte diçka e mirë apo e keqe? Çfarë do të bëje ti?
Flisni për çdo sjellje agresive. Nëse fëmija juaj përfshihet në një zënkë në kopsht apo kënd lojërash, flisni për të. Flisni së bashku se si mund ta zgjidhni këtë konflikt. Nëse një fëmijë ngacmon fëmijën tuaj, mund t’i thoni: “Herës tjetër largohu ose i thuaj ndalo”.
Discussion about this post