Ka filluar prodhimi i këtij modeli me 626 kuaj fuqi, që blerësve do t’ju dërgohet gjatë vitit që vjen
Si një makinë shumë e rëndësishme për Bentley, Flying Spur i ri ka kaluar më se një milion kilometra, në mënyrë që të arrihet balanca mes fuqive dhe nivelit të luksit, që e ka mjaft të lart, transmeton Gazeta Mejdani.
Brenda makinës është motori me 6.0 litra VV12, që prodhon 626 kuaj fuqi, derisa sistemi i lëvizjes me shkathtësi, ofron një vozitje shumë të këndshme.
Pas katër muajsh që kur është shfaqur për herë të parë, Bentley ka filluar prodhimin e kësaj makinë, që në fillim të vitit që vjen, do të dërgohet te blerësit që kanë kryer para porositë.
Dukja e Flying Spur të ri, nuk dallon shumë prej modelit të shfaqur më herët, pasi ka dalë prej prodhimit me po të njëjta linjat, që kanë përfundime shumë të kujdesshme.
Në mënyrë që të përfundohet ën këtë formë, në secilin Bentley Flying Spur kanë punuar rreth 200 punëtorë në 84 faza të ndryshme, për të qenë një veturë sa më e mirë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post