Këshilli Evropian lëshoi vetëm një koment të thatë mbi hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dokumentin e përfundimeve të mbledhjes së Këshillit më 18 tetor 2019.
Në dokumentin e përfundimeve, Këshilli shkruan se “Këshilli Evropian do të rimarrë në shqyrtim çështjen e zgjerimit përpara samitit Maj të 2020, kur do të zhvillohet në Zagreb samiti BE-Ballkan Perëndimor.
Dje, Franca, Hollanda, Danimarka dhe Spanja bllokuan hapjen e negociatave me Shqipërinë. Hollanda, Danimarka dhe Spanja u shprehën se hapja e bisedimeve me Shqipërinë është e parakohshme, sepse ul zhvillimin e reformave në vend.
Discussion about this post