Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.
Sipas komunës, në lagjen “Pejton” po fillojnë punimet për implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në këtë lagje.
“Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet. Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në njoftim./KP/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post