Nisma Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj nuk po ndalet me punësimet partiake në ministritë qe edhe pak ditë janë nën autoritetin njerëzve të tij.
Partia e Fatmir Limajt pësoi disfatë në zgjedhjet që u mbajtën më 6 tetor. Ajo po lufton që të kalojë pragun zgjedhor dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, eventualisht dhe e Qeverisë.
Por, për këto dy vite qeverisje, kjo parti e keqpërdori pushtetin duke punësuar në institucionet e Kosovës dhjetëra militantë, familjarë e bashkëpartiak.
Punësimet e fundit partiake, kjo parti i bëri në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila drejtohet nga Skender Reçica, shkruan lajmi.net.
Dy zyrtarë për pensione u punësuan në kohën e zgjedhjeve, respektivisht në fund të muajit shtator.
Lajmi.net ka gjetur se Pranvera Dakaj, e cila është pranuar në punë në konkursin me titull “Zyrtarë për pension në zyrën e pensioneve në Prizren” është anëtare e Nismës dhe ka qenë kandidate për asambliste në Komunën e Prizrenit në vitin 2017.
Discussion about this post