Milorad Dodik, ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mbijetojë gjatë.
Milorad Dodik, anëtari i presidencës treanëtarëshe të Bosnje e Hercegovinës, tregon se është ndjerë gjithnjë serb, dhe se Bosnja sipas tij nuk do të mund të mbijetojë gjatë.
Dodik, një politikan që shpesh është parë si “person non grata” nga diplomatë perëndimorë, thekson se kjo vjen nga fakti që gjithnjë ka thënë të vërtetën e kjo, nuk pëlqen.
Ai këto qëndrime i ka shprehur në një intervistë të dhënë për “ABC News”.
Discussion about this post