Një video e cila tregon babain dhe djalin e tij duke kërcyer, për ta festuar 11 mujorin prej kur djali I tij kishte fituar betejën me kancer, është bërë virale, transmeton Gazeta Metro.
Dy vjeçari Kristian Thomas, i cili ka sindromën Down, u diagnostikua me leukemi në qershor 2018 pasi iu nënshtrua pesë raundeve të kimioterapisë.
Babai i tij, Kenny, ishte i vendosur të argëtonte djalin e tij gjatë gjithë kësaj beteje, kështu që Kristian ishte në spital me babanë e tij duke vallëzuar me të. Vogëlushi mundi betejën ndaj kancerit në nëntor 2018.
Videoja ka grumbulluar 20 mijë shikime,dhe është shpërndarë kudo në internet dhe mijëra njerëz kanë falënderuar babanë e djaloshit, që ka zbukuruar ditën e tyre./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post