Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Si rezultat i amplitudave në fushat termike, gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.
Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat në kufijtë e normales.
Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post