Sa herë që vërehet ndonjë parregullsi, si llogari e rrejshme, apo grup me tendenca që nuk janë të mira, Facebook rekomandon që të raportohen.
Mirëpo, disa përdoruesve, vetëm për shkak se paralajmëruan parregullsi, iu është ndaluar qasja në llogari dhe nuk po iu lejohet të hynë sërish, as me verifikimin e Photo-ID, transmeton Telegrafi.
“Pranova shoqërinë, me një shok që e njihja që nga shkolla fillore. Vetëm pak momente më vonë, kërkoi nga unë para, që të bashkëpunojmë në një projekt dhe e kuptova që nuk ishte ai që paraqitej” ka thënë Cory Comer, që më pas e raportoi atë llogari të rrejshme.
Kjo bëri që Facebook të mos e lejojë të hyjë më në llogarinë e tij, megjithëse ai po ofron fotografinë për Photo-ID.
Del se ai nuk është i vetmi, që është lënë jashtë llogarisë, sepse të njëjtin problem, e kanë paraqitur në Twitter edhe shumë njerëz tjerë.
Thurja #FacebookLockout i ka mbledhur shumë përdorues të pakënaqur, që po kërkojnë që të lejohen të hynë në llogaritë e tyre, që ende janë funksionale. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post