Në tentativë për të përhapur dezinformata lidhur me operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, një llogari në median sociale që mbështet të ashtuquajturin bashkëkryetar të organizatës terroriste PYD/PKK, Saleh Muslim, ka përhapur një fotografi të rreme duke gënjyer se gjatë këtij operacioni “është përdorur bombë fosfor”, raporton AA.
Një fotografi, në të cilën tregohet një bombë e hedhur fosfor, është shpërndarë nga llogaria e hapur në mbështetje të Muslim me gënjeshtrën se “Ushtria e Turqisë përdori bombë të ndaluar fosfor në Ras-al-Ayn”. Në postim kërkohet që fotografia të përhapet më shumë.
Në fakt, fotografia doli në shesh të jetë shkrepur gjatë një oepracioni amerikan në Mosul të Irakut në qershor të vitit 2017.
Llogaritë mbështetëse të organizatës terroriste, të cilat i janë referuar këtij postimi, kanë etiketuar presidentin amerikan Donald Trump, senatorin republikan Lindsey Graham dhe politikanë të tjerë perëndimorë, duke u përpjekur të bëjnë manipulime.
Ndryshe, përdorimi qorrazi i bombës fosfor, e cila ka efekt djegës dhe vrasës, ndalohet sipas ligjeve ndërkombëtare të luftës.
Discussion about this post