![Boris Johnson](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/10/Johnson.jpg)
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka bërë thirrje Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që të që ndalojë konfliktin në Siri dhe të fillojë bisedimet, transmeton Gazeta Mejdani.
Ai ka theksuar se Britania e Madhe po ndjek me shqetësim veprimet e Turqisë.
Përmes një bisede telefonik, Johnson ka theksuar se situate e krijuar në veri të Turqisë mund të përkqësojë më tej situatën humanitare dhe të ringjallë grupin terrorist ISIS.
Johnson ka theksuar se Britania e Madhe nuk mund të mbështesë veprimin ushtarak të Turqisë ndaj kurdëve, ndërsa ka theksuar partnerët ndërkombëtarë janë të gatshëm të mbështesin negociatat për një armëpushim.
Turqia ka filluar ofensivat në veri të Sirisë menjëherë pasi Presidenti amerikan Donald Trump morri vendim për tërheqjen e trupave ushtarake nga zona në konflikt./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post