Historia dhe akademiku Jusuf Buxhovi ka përshkruar situatën aktuale politike në vend duke rikujtuar një intervistën që kishte realizuar në vitin 2015.
Ai atë kohë kishte akuzuar klasën politike të Kosovës për një krim të rëndë ndaj historisë shqiptare, ndërsa historiografinë zyrtare shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, sa i përket interpretimit të Mesjetës, e quan zëdhënëse të historiografisë së Beogradi!, transmeton Indeksonline.
Buxhovi kishte deklaruar se me pakon e Ahtisarti, Kosova hoqi dorë nga një pjesë e identitetit të saj kulturor dhe historik.
‘Kjo tashmë është kategori kushtetuese, që shtetin e Kosovës jo vetëm që e privon nga trashëgimia shpirtërore historike dhe një pjesë e identitetit të saj kulturor, por edhe në planin shoqëror dhe politik e detyron të sillet në përputhje me këtë qëndrim’.
“Kosova mund t’i ofrojë botës një mozaik të trashëgimisë së kulturës botërore nga antikiteti e tutuje. Dardania ishte bërthama e saj. Ajo lidhej me Trojën, me Perandorinë Bryge (Frigjia), atë Hitite dhe ndikoi edhe themelimin e Romës. Në Dardani, po ashtu u shfaq edhe krishterimi bashkë me Bizantin, të cilin e themeluan perandorët me origjinë dardanë: Konstandini i Madh dhe Justiniani”.
Tutje sipas Buxhovit botës duhet t’i bëhet e ditur se këtu ishte djepi i qytetërimit të saj.
“Ndaj, çdo pëllëmbë e Kosovës (Dardanisë) dëshmon fuqinë e antikitetit të mirëfilltë pellazg, por edhe të Mesjetës. Botës, pra, duhet t’i bëhet e ditur se këtu ishte djepi i qytetërimit të saj, ku krishterimi, paraqet vetëm një segment nga ajo pasuri e madhe”.
Jusuf Buxhovi e përshkruan në detaje historinë ndër shekuj të shqiptarëve në vëllimet e librit ‘Kosova’./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post