Lidhja Demokratike e Kosovës, sot shënon tridhjetë vjetorin e themelimit dhe është një ngjarje historike duke marr parasysh skenën politike shqipëtare në përgjithësi në shekullin e kaluar dhe tash, ka thënë themeluesi i LDK-së Jusuf Buxhovi.
Sipas tij LDK-ja, ishte partia e parë e djathtë e cila ia arriti që me një veprim në të njëjtën kohë të rrënoi strukturën e lidhjes komuniste në Kosovë dhe në të njëjtën kohë të krijoi infrastrukturën për shtetin e pavarur të Kosovës.
LDK-ja, është një parti historike, e cila organizoi shtetin paralel dhe të gjitha ato veprime që quan deri tek ndërhyrja ndërkombëtare e NATO-së.
Kjo është pjesa më e ndritshme e historisë.
“Pjesa tjetër e LDK-së është si parti politike, e cila pas protektoratit e deri në ditët tona, nuk është në përputhje me sukseset që kishte si lëvizje kombëtare”, i ka thënë Buxhovi portalit Syri.net.
Themeluesi i LDK-së, shtoi se pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, LDK-ja filloi me rënien e saj. Tri palë zgjedhje ajo i ka humb dhe problemet dolën në pah, sepse Rugova pas vetës nuk la trashëgimtar.
Sipas tij, ajo e cila është më e dëmshme në këtë drejtim, mendësia e Rugovës shpejt u anashkalua nga lufta e grupeve të ndryshme të individëve në kuadër të LDK-së për pushtet.
Kështu u krijuan tre katër grupe të cikat krijuan panoramën e ndikimit të saj e cila dërgoi n? plan të dytë konceptet zhvillimore dhe kauzën e LDK-së si shtet formuese në dobi të klaneve të interesave të caktuara.
“Prandaj unë mund të them se sot LDK-ja, me keqardhje nuk është parti historike dhe nuk është në përputhje me programin e kauzën e saj dhe ajo gjindet tash në një situatë kur ndoshtaj mund të thuhet komode në skenën politike kur vendos se kujt duhet t’i jepet pushteti, por asnjëherë nuk është në gjendje që t’i prijë proceseve meqë ka humbur fuqinë që të jetë partia e parë”, tha Jusuf Buxhovi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post