Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia nuk miratuan propozimin e bërë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dënimin e Turqisë për operacione në Siri.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së me kërkesë së 5 vendeve anëtare të BE-së mbajti një mbledhje të mbyllur për të diskutuar zhvillimet në verilindje të Sirisë dhe operacionin “Burimi i Paqes”.
Disa vende i propozuan KS të OKB-së për të dënuar Turqinë me një deklaratë të përbashkët, por ShBA-ja dhe Rusia nuk e miratuan këtë.
Të dyja vendet në deklaratat e tyre nuk përdorën fjalën “dënim”.
Discussion about this post